Nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës me vite të tëra nuk e gëzojnë të drejtën e tyre për tekstet mësimore problem ky që vështirëson zhvillimin normal të arsimit në mungesë të teksteve shkollore.
Institucion i vetëm që mirret pikërisht me çështjen e arsimit në Luginë të Preshevës është Këshilli Kombëtar Shqiptar për t'a zgjidhur problemin shumë vjeçar të teksteve shkollore, në mungesë të kabineteve mësimore dhe mos njohja e diplomave të Kosovës nga Republika e Serbisë.
Shukri Ymeri kryetar i KKSH-së për Rtv Aldi tha se sfidë për KKSH-në mbetet çështja e zgjidhjes së problemit të teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat e huaja dhe ministrinë përkatëse dhe shpresojmë shumë që për vitin e ri shkollor 2018/2019 të lejohet përkthimi i teksteve shkollore nga Republika e Shqipërisë.
Z.Ymeri tha se duhet të angazhohen të gjithë liderët politk dhe ata të arsimit që të kontribuojnë secili në mënyrën e vet për t'a zhvilluar arsimin në Luginë të Preshevës për një arsim të mirëfilltë.
Deri më tani për nxënësit e shkollave fillore janë siguruar 54 tekste në gjuhën shqipe ndërsa po mungojnë të gjitha tekstet në shkollat e mesme, përveç atyre të gjuhës serbe dhe gjuhëve të huaja.