Vuçiq: ''Të tjerët duan të më mbajnë predikime mirëpo biznesmenët tanë duhet të shkojnë në Kosovë''

- Tregtia e këmbimit me Prishtinën është rreth 500 milionë euro, dhe ne mendojmë se mund të jetë një miliard euro..

Pavarësisht nga problemet që ekzistojnë mbi Kosovën, biznesmenët serbë kanë mbështetjen time të plotë për të shkuar në Prishtinë për një panair, thotë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

- Edhe pse unë e di se shumë heronj do të më mbajnë "predikime" " për atë që po them unë. Unë i thashë të gjithëve që të shkojnë dhe të bëjnë marrëveshje - tha ai në konferencën e përbashkët të sotme për shtyp me Presidentin e RS Milorad Dodik.Siç thotë ai, ata kanë mbështetjen time që "të fitojmë me ekonominë tonë dhe biznesin tonë".

- Tregtia e këmbimit me Prishtinën është rreth 500 milionë euro, dhe ne mendojmë se mund të jetë një miliard euro. Kjo është arsyeja pse duhen të jenë më shumë kompani prezente në këtë panair, të paraqesin kompanitë e tyre në mënyrën më të mirë, të bëjnë sa më shumë punë që të jetë e mundur - tha presidenti serb.

Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, ai tha se do të shkojë në Panairin e Biznesit në Mostar, ku Serbia është vendi partner, me më shumë se 60 kompani, dhe vendi do të paraqitet në 900 metra katrorë.

- Serbia për forumin ekonomik është përgatitur në mënyrë në të cilën nuk janë përgatitur shtetet tjera siç janë Kroacia dhe Turqia, të cilat ishin edhe partner - tha ai.

Vuçiq  tha se do të jetë prezent dhe Kryeministri kroat Andrej Plenković dhe shpreson që do të vinë dhe boshnjakët dhe theksoi se do të jetë prezent edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov, vendi që përfaqëson BE-në.

- Pastaj, me Presidentin e RS Millorad Dodik do të shkojmë në Trebinje, me çrast do të informojmë anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercogovinës në mënyrë që t'i tregojmë popullit tonë në Trebinje  se ne jemi me ta dhe ne duam t'i ndihmojmë ata - tha Vuçiq.

Panairi në Prishtinë mbahet këtë muaj.