Flamuri kuqezi përdoret edhe në komunat e Malit të Zi ku shqiptarët janë më pak se pesë për qind e popullatës. Kjo është mundësuar falë ligjit të ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, që sipas ekspertëve, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm.
Me anë të këtij ligji, përveç në Tuz dhe Ulqin, shqiptarët kanë të drejtë të valojnë flamurin kuqezi edhe në Tivar, Plavë, Guci dhe Rozhajë.
Drejtori gjeneral në Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Leon Gjokaj për Zërin e Amerikës tha se me këtë ligjë është bërë një hap i madhë përpara për sa i përketë, ruajtjes dhe shpalosjes së identitetit të popujve pakicë në të gjitha ato komuna ku përbëjnë shumicën, gjegjësisht edhe në ato komuna ku pakica përbën një përqindje të konsiderueshme e cila është përkthyer si në rastin e përdorimit zyrtarë të gjuhës në një 5 për qind.
Përdorimi i lirë i simboleve kombëta nuk do jetë vetëm në Tuz dhe Ulqin, simbolet kombëtare do të përdorën për festa shtetërore dhe kombëtare edhe në Tivar, Rozhajë, Plavë dhe Guci.
Gjokaj thotë se, sa i përketë përdorit privat të flamurit kombëtarë qoftë në shtëpi apo në donjë evenimet tjetër privat, ai mund të përdorët fare lirshëm. Ndërsa sa i përketë institucioneve shtetërore poashtu është bërë një hap i madhë përpara, pasi që me ligjn e vjetër përdorimi i flamurit ishte i kufizuar, kurse sot, në të gjtha institucionet publike në komunat e lartë përmëndura, përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave do të jetë i lirë por edhe i obliguar krahas simboleve shtetërore.