Vuçiç: ''Mirënjohje Burundit mbi Kosovën, Serbia në Buxhumbur hap zyrë diplomatike''

Presidenti Vuçiq, me këtë rast,i shprehu mirënjohjen në letrën e tij edhe Presidentit të Burundit Pierre Kurunzizu, e cila i'u prezantua nga ...

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka biseduar sot në Beograd me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Burundit, Alenaom Emeom Njamitveom, të cilit ai i shprehu mirënjohjen për vendimin e vendit të tij për të tërhequr njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës .

Presidenti Vuçiq, me këtë rast,i  shprehu mirënjohjen në letrën e tij edhe Presidentit të Burundit Pierre Kurunzizu, e cila i'u prezantua nga Ministri Njamitveu.

Siç njoftoi Zyra për marrëdhënie me median e Presidentit të Republikës, Vuçiq presidentin Kurunzizu e ka ftuar për të vizituar Serbinë dhe se në të ardhshmen së bashku të punojnë në përmirsmin e marrëdhënieve dypalëshe.

Siç njoftoi Vuçiq, Serbia së shpejti do të hapë një zyrë diplomatike në kryeqytetin Buxhumburi.

Ministri Njamitve përcolli përshëndetjet e Presidentit Kurunzize dhe theksoi se prej tij  rrodhën udhëzime të qarta për të tërhequr njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, pasi që me kujdes janë konsideruar të gjitha rrethanat, duke përfshirë instrumentet relevante ndërkombëtare, siç është Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe marrëdhëniet miqësore midis Beogradit dhe Buxhumburit nga periudha e ish RSFJ-së.

Ministri Njamitve përsëriti mbështetjen e Burundit për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ka shumë mundësi për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, të mbrojtjes dhe sigurisë, minierave dhe financat publike, si dhe në arsim, kulturë dhe sport.

Janë shprehur dhe pritshmëritë që sa më shpejt të jetë e mundur do të njoftohen 8 marrëveshje të përbashkëta të propozuara ,të cilat do të bazohen në kontakte intensive dhe lidhje më të forta midis Serbisë dhe Burundi.