Vuçiç: Nuk pres lajme të mira në Sofje, ndërsa në Vojvodinë...?!

"Ne jemi në telashe. Ne kishim aq shumë gabime të bëra, shumë rrethana nuk na përshtaten, por ajo që na mbetet është që ta mbrojmë

Unë i gëzohem çdo mbledhjeje në samitin Ballkani Perëndimor dhe BE në Sofje, mirëpo nuk pres shumë lajme të mirë për vendin tonë, tha presidenti Aleksander Vuçiq

"Ne jemi në telashe. Ne kishim aq shumë gabime të bëra, shumë rrethana  nuk na përshtaten, por ajo që na mbetet është që ta mbrojmë, duam dhe ruajmë vendin tonë, dhe ne jemi duke bërë atë. I gëzohëm çdo takimi, çdo bisede", tha Vuçiq në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me Presidentin e RS Milorad Dodik.

I pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e Serbisë në samit, duke pasur parasysh se të tre shtetet anëtare të BE-së, pjesëmarrjen e tyre e kanë vënë në pikëpyetje për shkak të pranisë së planifikuar të Kosovës, Vuçiq theksoi gjithashtu se ajo ishte vetëm më 17 maj, dhe se deri atëherë do të ketë shumë takime të rëndësishme.

Siç tha ai, disa bisedime shumë të rëndësishme do t'i ketë ndërmjet datave 10,11, dhe 12 prill dhe do të bisedojë dhe për Kosovën dhe ai i gëzohet çdo bisede në samitin në Sofje.

"MIrëpo nuk pres një lajm shumë të mirë për vendin tonë. Do të luftojmë me të gjithë forcën tonë dhe të gjithë zemrën dhe gjithë  energjinë që ajo që ndodhi në vitin 2008 që është shpallja e njëanshme e pavarësisë  së Kosovës,ajo që ia kemi pranuar drejtëpëdrejt 2010 dhe 2011 nëpërmjet paragjykimit ta ndryshojmë. Dhe ne bëmë diçka, hapëm dhe luftuam për AKS, por interesat e fuqive perëndimore janë të ndryshme, "vuri në dukje Vuçiq.

Megjithatë, ajo që është veçanërisht e vështirë për ne është se pala shqiptare nuk ka dëshirë për kompromis fare.

"Dhe sot ata thonë... ne jemi duke punuar për AKS, por çfarë bëjnë ata ... çfarë jeni duke bërë, mbjellni patate, gërmoni kanale ... pikërisht atë që ju po bëni, ju lutem më thoni. Ju i shisni këto truke për pesë vjet. Dhe çfarë jeni duke bërë , një lëvizje, më tregoni se çfarë keni bërë? "pyeti ai.

Siç tha ai, asnjë masë nuk sugjeron që po punojjnë për AKS, dhe pastaj lind pyetja për sa kohë do të durojmë mashtrimet dhe gënjeshtrat tuaja.

"Ne nuk jemi aq të marrë dhe naivë. Dhe siç thashë një javë më parë se ata nuk po punojnë seriozisht asgjë, kjo është e qartë dhe unë kam të drejtë. Tani luftojnë mbi" gulenista "njëra palë i afrohet turqisë e tjetra  amerikanëve derisa serbët  mos ti shkojnë përpara tavolinave dhe të bashkohen mënjëher, do të kenë mbështetjen e njëri tjetrit, dhe ne do të shikojmë vetëm që të mbrojmë interesat e vendit tona" porositi Vuçiq.

"Vojvodina Republikë, këtë film nuk do ta shihni"

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është rastësisht se partnerët e koalicionit Sasha Jankoviç kërkojnë që Vojvodina të bëhet një republikë, por thotë se "ky film do të shihet, sepse këtë nuk e duan qytetarët e provincës."

Presidenti vuri në dukje se politikat e përfaqësuesve të ndryshëm të opozitës për çështjen e Kosovës dhe Metohisë janë plotësisht identike, edhe pse, për shembull, Sasha Jankoviq thotë se Kosova nuk është e Serbisë, dhe Vuk Jeremiç se Serbia me çdo kusht nuk duhet të heqë dorë nga Kosova.

"Edhe pse duket se politika e tyre është diametralisht e ndryshme, ata janë në thelb të njëjta, Vuçiq tha, duke theksuar se kjo ajo që thotë Jeremiç është utopia e llojit më të keq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Vuçiq tha se kur bëhet fjalë për Kosovën, ka diçka që, siç tha ai, është e qartë për të gjithë qytetarët. Ata e dinë cfarë ka ndodhur në vitin 1999, 2004, 2008, 2010 dhe 2011, "Janković ju flet çdo ditë se Kosova është e pavarur dhe se kurrë nuk do të jetë e Serbisë,  ndërsa Jeremiq thotë se për asgjë në botë nuk duhet të heqim dorë nga Kosova. Është e qartë se kjo është një utopi e llojit më të keq, "tha ai.

Për ta, tha ai, nuk kanë mend që ata dalin me pikëpamje të ndryshme, edhe pse ato janë në thelb të njëjta.

"Ata duan që unë të bëj çdo gjë, jo ata, dhe pastaj që e gjithë barra të bie mbi shpatullat e mia," tha Vuçiq. Në të gjitha këto, thotë ai, theksohen veçanërisht ata që kane sjellur shtetin në falimentim, pavarësinë e Kosovës dhe ndarjen e Malit të Zi nga Serbia. Nuk është aspak rastësi që partnerët e koalicionit Jankoviq avokojnë që Vojvodina të jetë republikë. Gjithçka është në rregull. Serbia është një vend demokratik dhe ju nuk do ta shihni këtë film. Kjo nuk do të shihet, jo sepse unë apo dikush tjetër nuk do, por për shkak se këtë nuk e duan qytetarët e Vojvodinës, "tha Vuçiç, dhe rikujtoi se në shumicën e komunave në Vojvodinë SNS, ka kryesuar, me një shumicë absolute.