Kjo është arsyeja pse autorja e sulmit ishte zemëruar me YouTube /VIDEO

Nasim Aghdam, autorja e sulmit të ndodhur pranë YouTube, ishte e zemëruar me kompaninë pasi mendonte se ajo po e diskriminonte...

Nasim Aghdam, autorja e sulmit të ndodhur pranë YouTube, ishte e zemëruar me kompaninë pasi mendonte se ajo po e diskriminonte atë për shkak të videove të saj.

Sipas autoriteteve, ajo besonte që YouTube i kishte shkaktuar humbje parash dhe identitetin e saj.

Mediat e huaja raportojnë se ky llogaritet të jetë motivi i vetëm që çoi atë në kryerjen e këtij krimi duke lënë të plagosur tre persona të tjerë, para se dhe ajo të ndërronte jetë, megjithatë policia ende nuk ka konfirmuar dicka të tillë.