Përgatitjet për samitin e BE në Ballkanin Perëndimor janë në progres, dhe Bullgaria, si organizator, deri më tani nuk ka marrë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me mospjesëmarrjen në takimin më 17 maj në Sofje.
Edhe pse Samiti në Sofje është vendosur si konfirmimin përfundimtar për të ripërtërirë fokusin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, mosmarrëveshja mbi statusin e Kosovës brenda BE-së mund të vënë në dyshim suksesin e përgjithshëm të takimit, si dhe strategjisë së re të zgjerimit të BE-së.
Sipas informacioneve të fundit, mopjesëmarrjes në takimin i cili do të ndiqet nga përfaqësuesit e Kosovës, Spanjës i'u bashkuan dhe Rumania dhe Qipro.
Kjo është një çështje e rëndësishme. Dikush flet për zgjerimin e vendeve që nuk njihen. Kjo është shqetësuese ?? - u shpreh Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj.
Nga ana e Presidencës bullgare është theksuar se samiti i majit në Sofje nuk do të jetë një samit i dedikuar për "zgjerimin" mirëpo për perspektivën europiane, zhvillimin dhe bashkëpunimin me rajonin.
Madrid, megjithatë, shkon një hap më tej dhe e kushtëzon prezencën e tij duke mos përmendur Kosovën si një pjesëmarrëse të samitit, vetëm përmend praninë e një përrfaqësuesi nga Prishtina?? Në deklaratën draft që duhej të miratohet në samitin në Sofje, në të cilën Tanjug kishte akses, momentalisht nuk përmend ndonjë vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, por "pohon mbështetje të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor ndërsa partnerët nga Ballkani Perëndimor duhet të ndjekin rrugën evropiane si zgjedhjen e tyre strategjike.
Pavarësisht nga një fjalor i tillë neutral është ende çështja nëse Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, do të vë nënshkrimin e tij në një dokument të përbashkët ku duhet të nënshkruajë dhe pjesëmarrësit e tjerë duke përfshirë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili konfirmoi praninë e tij në Samitin në Sofije. Samit në Sofje është një vend që do të lidhë udhëheqësit e BE-së me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor për të treguar punën e përbashkët dhe angazhimin: tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic.
Kocijançiq ka thënë se liderët e BE-së në samitin e 22 mars, kanë dalur me një deklaratë të përbashkët që mirëpret samitin e BE- në Ballkanin Perëndimor, ku pritet që fokusi të jetë për të rikonfirmuar perspektivën evropiane të rajonit, pë të nisur iniciativa konkrete dhe të dukshme për të përmirësuar lidhjet infrastrukturore dhe marrëdhëniet ndërpersonale në rajon dhe me BE-në, si dhe puna në angazhimin më të mirë në sfidat e përbashkëta, të tilla si siguria dhe migrimit ??.
Sipas parashikimeve të Tanjug në draftin e punës "Deklarata e Sofjes", përveç të mos specifikmit të emravetë shteteve të Ballkanit Perëndimor, teksti do të fokusohet pikërisht në parimin e bashkëpunimit me qëllim të arritjes iniciativave konkrete në fushën e lidhjes brenda rajonit, por edhe rajoni dhe BE-ja në fushën e transportit, energjisë, ekonomia digjitale dhe realizimi i kontakteve më të mira të njeriut dhe të bashkëpunimit reciprok në trajtimin e migrimit dhe terrorizmi.
Ndërsa presidenca bullgare ka përsëritur se puna për organizimin e samitit është ende në vazhdim dhe do të respektojë parimin e statusit neutralitetit të Kosovës, në burimet diplomatike në Bruksel kanë spekuluar tashmë në lidhje me mundësinë që në rast të një bojkoti nga ana e shteteteve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, samiti në Sofje nuk do të sjellë mbështetjen e pritshme dhe të domosdoshme për angazhimin e ri të BE në Ballkanin Perëndimor.
Vlen të përmendet, se përveç, këtij lloj samiti të madh BE-së në Ballkanin Perëndimor që nga samiti Soluniu i cili u mbajt në vitin 2003, është parë si gurthemel i procesit evrointegracionog të Ballkanit Perëndimor.