Deputeti i Listes Serbe, Igor Simiq i është kundërpërgjigjur deklaratave të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi për kthim në Qeveri të Listës Serbe.
Ai ka thënë se qëndrimi ndaj popullit serb është treguar në Mitrovicë.
“Qëndrimi që u tregua ndaj popullit serb dhe përfaqësuesve të serbëve atë ditë në Mitrovicë është një tregues i të Qeverisë ndaj Listës Serbe dhe serbëve. Ne në një qeveri të tillë nuk mund të kthehemi”.
Sipas tij, Lista Serbe pret që të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, duke e përfshirë edhe deklaratat e Memli Krasniqit që sipas tij paraqet përgatitje për pozicionimin para zgjedhjeve.
“Ne nuk kemi frikë nga këto zgjedhje pasi që ne kemi fituar më shumë se 90 për qind në vendet ku jetojnë serbët dhe besojmë që do të fitojmë edhe më shumë nëse mbahen zgjedhjet, sepse qytetarët nga besojnë”, thotë Igor Simiq.
Gjithashtu, ai thekson se pas daljes së Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës partitë shqiptare janë homogjenizuar.
“Ne pasi dolëm nga Qeveria deklaruam se jemi në opozitë dhe ne ftuam partitë opozitare shqiptare që të votojnë kundër pushtetit por, kjo nuk po ndodh pasi që partitë shqiptare po afrohen”, ka thënë Simiq.