Tani një mundësi e mirë për nxënësit e Luginës së Preshevës ku studimet mund ti kryejnë në vendin e tyre me më pak të holla, pa shkuar në Kosovë apo vende të tjera.
E këtë mundësi shumë të mirë po ja mundëson Bashkësia Islame në Preshevë në krye me Fikret Limani ku në mbledhjen e mbajtur më datë 31 mars, kuvendi i kësaj bashkësie islame ka marur iniciativën për hapjen e degës së fakultetit të Novi Pazarit për studime Islame.
Fikret Limani kryetar i Bashkësisë Islame në Preshevë për Rtv Aldi tha se kemi marur një iniciativë të tillë si kuvend, për hapjen e degës së Fakultetit për studime islame në Preshevë që studimet ti kryejnë në vendin e tyre dhe të njohin më shumë islamin.
Bashkësia Islame në Preshevë shpreson se mbrenda vitit 2018 do të realizohet hapja e degës së Fakultetit për studime islame.