Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka sjell përfitime për Kosovën.
Ai ka thënë se dialogu është e vetmja mundësi për të arritur zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.
”Dialogu mes Kosovës e Serbisë, ka sjell me të vërtetë përfitime të mira për vendin”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë.
Sipas Delawie, nuk ka alternativë tjetër përveç negociatave.
”Nuk ka ndonjë alternativë përveç negociatave dhe kompromisit mes të dyja vendeve. SHBA mbështet aspiratat e Kosovës e Serbisë për t’u bashkuar në Bashkimin Europian”, është shprehur ai.