Brnabiq: Kosova nuk mund ta ndalë rrugën e Serbisë për në BE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq theksoi se Kosova ka potencial të madh për të penguar Serbinë që të ecë përpara.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq theksoi se Kosova ka potencial të madh për të penguar Serbinë që të ecë përpara, por siç tha ajo “jo për të ndaluar rrugën tonë drejt BE”.

Në një intervistë për “novi Magazin”, shefja e ekzekutivit serb shprehu bindjen e saj se Kosova nuk mund ta ndalë rrugën e Serbisë në BE, sepse sipas saj integrimet evropiane janë një histori, kurse zgjidhja e marrëdhënieve me Prishtinën është një histori tjetër.