Që nga fillimi i vitit 2018 deklaratat nga presindenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq për rritjen e shpërblimit të lehonisë të nënave që lindin kanë qenë të vazhdueshme duke thënë se nënat të cilat lindin fëmijë e posaqërisht fëmijën e katërt shpërblimi i saj do jetë 18.000 euro.
Për të pasur qytetarët e Komunës tonë një pasqyrë më të pastër dhe për ti njoftuar rrethë ndryshimeve që janë bërë në këtë aspekt ekipi i televizionit Aldi mori edhe një prononcim nga drejtorati për veprimtari shoqërore pra nga personi adekuat i pranimit të lëndeve në këtë drejtim Znj.Lumnije Mustafa.
Znj.Mustafa në deklaratën e dhënë për Rtv Aldi tha se nënat të cilin lindin nga korriku i këtij viti do të shpërblehen me nga 100.000 dinarë. Një risi tjetër për të gjitha gratë që lindin tha se është afati kohor për të kompletuar dokumentet e nevojshme për shpërblim nga gjashtë muaj që ka qenë tash ka kaluar në një vitë.
Se a do të ketë shpërblim në vlerë prej 18.000 euro për fëmijën e katërt presim që me kalimin e kohës apo në muajin korrik me ndryshimet që do të bëhen në këtë lëmi të informohemi më sakt.