Kryeministri thotë se të rinjtë po pyesin pse nuk jemi të bashkuar me Shqipërinë

Kryeministri Ramush Haradinaj tregon se të rinjtë e Kosovës kanë pyetje të paqarta për qëndrimin e Bashkimit Evropian...

Kryeministri Ramush Haradinaj tregon se të rinjtë e Kosovës kanë pyetje të paqarta për qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj vendit – pse e ka lënë Brukseli vetëm Kosovën të izoluar e pse shqiptarët janë të ndarë.

Në konferencën “Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, Kryeministri Haradinaj ka qenë eksplicit në kërkesat dhe kritikat e tij ndaj Bashkimit Evropian. Ai thotë se Kosovën Brukseli po e lë pas dore, e të rinjtë nuk e kuptojnë pse këto qëndrime ndaj Kosovës.

Të rinjtë pyesin pse ne jemi kështu, pse s’jemi të bashkuar me Shqipërinë. Pse veç neve na ka lënë Evropa të izoluar? Çka i kemi bërë Brukselit? Pse të gjithë rreth nesh udhëtojnë?”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se të gjithë këto pyetje duhet t’u parashtrohen hapur partnerëve evropianë e të mos i mashtrojmë.

“Brukseli duhet ta dëgjojë shumë hapur se ne jemi lodhur me këtë gjendje si Kosovë. Nuk mundemi ne me i pritë ata kur t’iu del kohë me kry punë këtu. Nëse ne po vonohemi, tjerët po hynë”, ka thënë Haradinaj.