Rasti i Almirit, nisin masat disiplinore ndaj katër prokurorëve shqiptarë

Rasti i Almirit, nisin masat disiplinore ndaj katër prokurorëve shqiptarë

Në të njëjtën ditë kur u dënua me dënim minimal vrasësi i Almirit, Bobab Iliq, Këshilli etik pranë Prokurorisë Publike ka ngritur iniciativë për masa disiplinore kundër katër prokurorëve shqiptarë në Prokurorinë Republikane: Ismail Dardhishta, Xhelal Bajram, Ferat Eelezi dhe Bashkim Besimi.

Që të katër prokurorët shqiptarë kishin kundërshtuar vendimin për rikualifikim të lëndës nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekje” për vrasësin Boban Iliq, ndërsa kishin konstatuar se vendimi i marrë fillimisht nga Prokuroria e Kumanovës e më pas nga Prokuroria Republikane, shkelë parimet themelore të Ligjit mbi prokurorinë publike edhe atë parimin e ligjshmërisë, të paanshmërisë dhe objektivitetin, si dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Kërkesa për masa disiplinore ndaj katër prokurorëve shqiptarë ishte iniciuar nga kryeprokurori Lubomir Jovevski, i cili ashpër e dënoi kundërshtimin e prokurorëve shqiptarë ndaj vendimit për rikualifikim të lëndës në rastin e Almir Aliut.