Liderë politik shqipëtar dhe ambasadorë të shteteve të huaja kanë mbajtur konferencë për çështjen e diskutimeve Prishtinë Beograd. Konferenca është mbajtur në Prishtinë dhe tema e kësaj konference ishte Skenaret për "Finalen e Madhe" ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin lider politik të Republikës së Kosovës si: Lutfi Haziri nënkryetar I LDK-së, Albin Kurti kryetar I Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj kryeministër I Republikës së Kosovës dhe Hashim Thaçi president I Republikës së Kosovës, poashtu pjesëmarrës ishin ambasadorë të shteteve të huaja në Kosovë si, ambasadori I SHBA-së Greg Delawie, ambasadori I Norvegjsë Per Strand Sjaastad.
Përveç personaliteteve të lartëpërmendur në këtë konferencë nuk munguan as liderët politik të Luginës së Preshevës si: kryetari I komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa si dhe kryetarja e Partisë Për Veprim Demokratik dega Preshevë znj.Ardita Sinani.
Në fillim të konferencës nga drejtori ekzekutiv i RIDEA-së Labinot Greiçevci u bë prezentimi i studimit në të cilin ishin paraqitur Skenaret kryesore të finalizimit të diskutimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ndër to ishin:
Jo dialog- do të thotë ndërprerje e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; Skenari- Vazhdim i dialogut në formatin aktual e cila mund të arrihet nëpërmjet normalizimit të mardhënieve nëpërmjet njohjes reciproke dhe normalizim të plotë të mardhënieve pa njohje reciproke Kosovë-Serbi; Skenari i tretë- Aranzhime të reja territoriale quid pro quo që paraqet korrigjim të kufirit në veri të Kosovës dhe Luginës së Preshevës në Serbi. Ndryshim reciprok i kufijve të Kosovës dhe Serbisë, ky ishte dhe skenari më i rrezikshëm i mundshëm i cili mund të sillte pasoja të dëmshme në Kosovë.
Në fund të studimit u paraqitën dhe rekomandime të normalizimit të mundshëm të mardhënieve Kosovë-Serbi.
Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij tha që udhëheqja kosovare ka qenë e gatshme për bisedime mirëpo ka pasur mungesë të vullnetit të Serbisë. Për ti dhënë zgjidhje duhet arritur marrëveshje ligjore obligative, ky është interes i Kosovës, duhet të jemi të bashkuar për ti dhënë fund. Ka ardhur koha për marrëveshjen e madhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka dhe smund të ketë Status Quo pa përmirësim të raporteve Kosovë-Serbi. Nëse arrihet kjo gjë Kosova do të mund të anëtarësohet në OKB, në OSBE, do të ketë njohje nga 5 shtete të BE-së. Sa i takon çështjes së kufijve presidenti u deklarua: "kufijtë rreziqe që sdua të futem". Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset , çështja është se sa është e gatshme Serbia, cilat janë kushtet e reja nga ana e Serbisë. Poashtu z.Thaçi tha që BE dhe shtetet e tjera duhet të jenë garantues të kësaj marrëveshje, që të implementohet në një afat kohor të caktuar. Nuk duhet të shtyhen dhe të zvarriten bisedimet në Bruksel. Finalja është proçes i vështirë, ska alterantivë tjetër, kërcënimi është moskryerja e detyrimeve.
Kryminisitri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, sipas tij çështja e moszgjidhjes së problemit të Kosovës dhe Serbisë është pikërisht BE, ai thotë se energjia e Brukselit në çështjen e mbetur hapur duhet të ndryshojë. Brukseli zyrtar duhet ta lërë Kosovën që të punoj vetë.
Lideri i Vetëvendosjes z.Albin Kurti analizoi rekomandimet e dhëna nga studimi ndër të cilat ishin që qeveria e Kosovës të bëj një rivlerësim të dialogut të marrëveshjes 6 vjeçare; Kosova të ndërtoj një konsensus politik; Dialogu mos të anashkalojë axhendën shtetërore; Kosova t'a intensifikojë dialogun me serbët vendas. Z.Kurti poashtu u deklarua që qeveria e Serbisë po mundohet të bëjë një "bosnjëzim" duke përdorur çështjen e shkëmbimit të territoreve, shkëmbimi i territoreve është eufenizëm për ndarjen e Kosovës, Serbia po mundohet të bëjë "bosnjëzim" ashtu siç e ka bërë në Bosnje ndërsa Moska po mundohet të bëjë "rusizimin e bosnjëzimit".
Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie u deklarua që diskutimet Kosovë-Serbi kanë sjellë përfitime për Kosovën siç është integrimi i drejtësisë në veri, i policisë, si dhe përfitime të tjera. Lodhje nga dialogu smund të ketë, nuk ka alternativë tjetër përveç diskutimeve, negociatave dhe mobilizimi i ekipës për asocijacionin e komunave serbe është një hap i mirë për Kosovën.
Nënkryetar i LDK-së z.Lutfi Haziri i vuri theksin nevojës për vendosjen e një afati kohor pasi që bisedimet deri tani nuk kanë ndryshuar. Qeveria e Serbisë në pamundësi të pastrimit etnik është përjekur të bëjë ndarje të brendshme, ndarje territoriale, vazhdim të debateve, pranim i një opsioni të largoj nga harta një shtet në ballkan. Ajo që duhet të bëhet është vendosja e një konsensusi politik, agjend dhe time-ing. Të gjitha parimet çojnë në këtë drejtim, moszgjidhja e problemeve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, frika se hapja e dialogut rrezikon veriun e kosovës. Serbia duhet të njohë të drejtat e veta.
Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit në kërkesën e tij drejtuar liderëve të Republikës së Kosovës në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe normalizimin e raporteve ndërmjet tyre paraqiti problematikat me të cilat po përballen shqipëtarët në Luginë të Preshevës duke filluar nga përdorimi i gjuhës shqipe, përdorimi i simboleve kombëtare, tekstet mësimore dhe mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë. Ai kërkoi që në bisedimet të cilat do të bëhen me Serbinë të përfshihen edhe shqipëtarët e Luginës së Preshevës.
Në fund të konferencës z.Haziri deklaroi se finalja e madhe nuk mund të arrihet pa zgjidhjen e problemeve të shqipëtarëve dhe të serbëve. Z.Kurti tha që normalizimi i mardhënieve me Serbinë paraqet dhe fqinjësi të mirë, fillimisht duhet të realizohet një dialog i brendshëm, pastaj të vazhdohet me dialogun me Brukselin dhe në fund të dialogohet me Serbinë. Serbia kërkon bosnjëzim, po çfarë kërkojmë ne nga Serbia?? T'i shtrojmë kërkesa Serbisë, se cilat janë parakushtet tona për normalizim.
Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi sa i përket çështjes së të drejtave të shqipëtarëve në Luginë të Preshevës u deklarua që dialogu është Kosovë-Serbi nëse do të flisnimin për dialogun shqipëtar serb atëher do të flisnim për shqipëtarët në Serbi. Për ta mbyllur tha që marrëveshja obligative duhet të realizohet përpara anëtarësimit në BE të ndonjërit prej shteteve./Rtvaldi.com