Edhe drejtoresha e Kadastrës e Shpend Ahmetit është akoma në Lëvizjen Vetëvendosje

Shpend Ahmeti e ka edhe një drejtor në Komunë që është në Lëvizjen Vetëvendosje.

Nora Kelmendi, drejtoreshë e Kadastrës në Komunën e Prishtinës është akoma në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo është parë në një tubim të VV-së, që u mbajt para pakë ditësh më anëtarë dhe simpatizantë të Qendrës së VV-së në Prishtinë.

Edhe, drejtori i Kulturës, Yll Rugova e drejtori i Shëndetësisë, Arben Vitia janë në Lëvizjen Vetëvendosje. I dyti u zgjodh para pakë ditësh, Koordinatori i Qendrës së Prishtinës. Ndërsa, Rugova, ndonëse akoma thotë se është në VV, nuk është parë aktiv në aktivitet e Lëvizjes Vetëvendose.

Ndërkohë, as drejtoresha Kelmendi, pos pjesëmarrjes së para dy javëve në tubimin e VV-së në Prishtinë nuk është aktive në aktivitetet e VV-së.

Sikurse drejtori Vitia, edhe Kelmendi është emëruar drejtoreshë për mandatin e dytë në Komunë.

Ndryshe nga drejtorët, asamblistët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes në Kuvendin komunal të Prishtinës kanë nisur një “kacafytje” me grupin e Shpend Ahmetit.

Drejtori i Pronës, Dren Kuaj i cili dha dorëheqje nga VV-ja para pakë javëve, po akuzohet fuqishëm nga grupi i asamblistëve të VV-së për ndërhyrje të kundërligjshme në Ndërmarrjen Publike Banesore.