Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë organizoi Mbrëmje Kuranore. Ky manifestim u mbajt në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krashnica" nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë.
Për të bërë këtë mbrëmje më madhështore ishin të ftuar lexues të mirë të kuranit, mysafir special nga Turqia, Krocia dhe Gjermania.
Furkan Tirasci nga Turqia, Aziz Alili nga Krocia si dhe Xhelal Kaloshi nga Gjermania.
Përveç mysafirëve special, prezent ishin edhe përfaqësues nga Ambasada Turqisë në Beograd, nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përfaqësues nga organizata joqeveritare dhe shumë qytetarë të tjerë.
Fjalën përshëndetëse para të pranishmëve e mori kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë z.Sevdail ef. Jakupi i cili foli për rëndësinë e mbrëmjes kuranore.
Gjatë këtij manifestimi u folën fjalë të mëdha për Preshevën që kanë dalur hafëzler të mirë e të shkëlqyer, këto fjalë miradie i tha para të pranishmëve mysafiri nga Kosova Naim ef. Aliu kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan.
Kjo mbrëmje kuranore u përmbyll me lexim të kuranit nga hafëz Aziz Alili nga Krocia..