Presidenti i Serbisë, Vuçiq, do të nisë një ofensivë diplomatike, në shtetet perëndimore për të gjetur një mënyrë të re për zgjidhjen e raporteve me Kosoven.
“Serbia është e gatshme për një zgjidhje, por një zgjidhje është që të dy palët të mos kenë humbje”, ka thënë Vuciq në takimin e kaluar që kishte me Merkel.
“Presidenti serb është aktori kryesor. Ne flasim për këtë dhe ne e mbështesim kur ata kërkojnë për mbështetjen tonë. Por unë nuk jam këtu për të dhënë këshilla, sidomos jo në publik”, kishte thënë Merkel.