Liderë politik shqiptar dhe ambasadorë të shteteve të huaja kanë mbajtur konferencë për çështjen e diskutimeve Prishtinë Beograd dhe normalizimin e raporteve ndërmjet tyre. Tema e këtij diskutimi ishte Skenarët për "Finalen e Madhe" ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin lider politik të Republikës së Kosovës si Lutfi Haziri nënkryetar I LDK-së, Albin Kurti kryetar I Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj kryeministër I Republikës së Kosovës dhe Hashim Thaçi president I Republikës së Kosovës, poashtu pjesëmarrës ishin ambasadorë të shteteve të huaja në Kosovë si, ambasadori I SHBA-së Greg Delawie, amabasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad.
Përveç personaliteteve të lartëpërmendur në këtë konferencë nuk munguan as liderët politik të Luginës së Preshevës si kryetari I komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa si dhe kryetarja e Partisë Për Veprim Demokratik dega Preshevë znj.Ardita Sinani.
Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit në kërkesën e tij drejtuar liderëve të Republikës së Kosovës në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe normalizimin e raporteve ndërmjet tyre paraqiti problematikat me të cilat po përballen shqipëtarët në Luginë të Preshevës duke filluar nga përdorimi i gjuhës shqipe, përdorimi i simboleve kombëtare, tekstet mësimore dhe mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë. Ai kërkoi që në bisedimet të cilat do të bëhen me Serbinë të përfshihen edhe shqipëtarët e Luginës së Preshevës.
Inicimi I kësaj konference është bërë nga ana e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG).
Në fund të konferencës së mbajtur ishin parashikuar dhe pyetje konkrekte ndaj liderëve politik të Republikë së Kosovës në atë se çfarë është arritur deri më tani në lidhje me diskutimet Beograd Prishtinë dhe se çfarë kërkohet në vazhdimësi të këtij procesi.
Naim Rashiti drejtor ekzekutiv I Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan u deklarua që kjo konferecë ka pasur për qëllim nxitjen e debatit për atë së cfarë është arritur deri më tani duke u bazuar në ecurinë e bisedimeve Prishtinë-Beograd, kjo konferencë nuk mund të nxjerrë konkluzione se si do të jetë fundi I bisedimeve pasi që për këtë gjë duhet angazhim në vazhdimësi.