Fal Forumit Rinor të Rahovicës familja Latifi do të bëhet me shtëpi të re

Forumi Rinor Rahovica po i del në ndihmë shumë familjeve që kanë nevojë për një kulëm mbi kokë...

Fal Rorumit Rinor të Rahovicës familja Latifi do të bëhet me shtëpi të re. "FRR" po i del në ndihmë shumë familjeve që kanë nevojë për një kulëm mbi kokë.

Në këtë shtëpi jeton familja e Jonuz Latifit prej 5 anëtarësh, shtëpi kjo 40 vjeçare. Ne si ekip i Rtv Aldi vizituam mbrenda këtë shtëpi dhe pamë se kjo shtëpi është drejt shkatërrimit, sepse gjatë reshjeve të shiut dhe të borës hyn uji dhe nuk ka izolim.

Leutrim Asllani kryetar i Forumit Rinor Rahovica për Rtv Adi tha se kemi marrur iniciativën për të ndërtuar shtëpinë e re të familjes Latifi nga Rahovica sepse kjo familje jeton në kushte të vështira.

Kushtrim Shaqiri anëtar i Forumit Rinor gjatë intervistës përmendi disa sponzor, kompani private që po e ndihmojnë për ndërtimin e kësaj shtëpie.

Forumi Rinor Rahovica bënë apel tek të gjithë afaristët dhe qytetarët e sidomos ata të diasporës që të ndihmojnë sa do pak familjen Latifi për ndërtimin e shtëpisë së re.