K.F. ''Lugina'' do të ndeshet me BSK ''Bujanocin''

Klubi futbollistik ''Lugina'' në ndeshjen që e zhvilloi me Juzhna Prugën doli si humbëse e lojës me rezultat 0 me 1 për Juzhna Prugën....

Klubi futbollistik ''Lugina'' në ndeshjen që e zhvilloi me Juzhna Prugën doli si humbëse e lojës me rezultat 0 me 1 për Juzhna Prugën, por kjo nuk e shqetëson këtë klub aspak duke i dhënë forcë dhe përkushtim edhe më të madhë për të triumfuar gjithmonë.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet mes BSK "Bujanoc" dhe  K.F "Lugina" ditën e shtunë me fillim prej ora 15:30 ndeshje kjo që do të realizohet në stadiumin e qytetit në Bujanocit.

Jeton Rexhepi trejner i K.F ''Lugina'' në bisedën që zhvilluam tha se jemi të gatshëm për ndeshjen që do të zhvillohet me BSK Bujanocin dhe tha se jemi duke punuar në atë mënyrë që ti arrimi pikët e nevojshme për tu radhitur të parët.

Ndeshja në mes  K.F ''Lugina''  dhe  BSK ''Bujanoc''  është një mundësi e mirë nësë ekipi del fitimtar me marrjen e tri pikave mundëson radhitjen më të mirë në tabelë tha z. Rexhepi.