Skandalet e përgjimeve, Rama largon vëmendjen me mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

Edi Rama mblodhi sot deputetët e tij të komisionit të Ligjeve. Burimet thanë se u diskutua mbi shkarkimin e kreut të KQZ-së...

Edi Rama mblodhi sot deputetët e tij të komisionit të Ligjeve. Burimet thanë se u diskutua mbi shkarkimin e kreut të KQZ-së, Zguri por edhe gjetjen e një mekanizmi për të larguar kreun e akuzës, Adriatik Llalla.

Në kulmin e skandaleve të përgjimeve që kanë përfshirë mazhorancën, çështja ‘Tahiri’ dhe së fundmi çështja ‘Dako’, Rama zgjedh të bëj show dhe të fusë në axhendë, largimin e Adriatik Llallës.

Në këtë mëngjes pune, që u bë publik nga njerëz të PS merrte pjesë edhe Saimir Tahiri deputeti nën akuzë, që publikisht u tha se u përjashtua nga PS….

Çfarë ndodh?

Kryeprokurorit i mbaron mandati më 4 Dhjetor. Por Kushtetuta e re e miratuar në verën e vitit të kaluar ka futur në kolaps institucionet. Nëse do të veprohet sipas Kushtetutës së re, emri i Kryeprokurorit propozohet në Kuvend nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por KLP dhe KLGJ ende nuk janë formuar.

Në këto kushte Kryeministri Edi Rama po kërkon me çdo kusht mekanizma ekstraligjore për të larguar Llallën në fillim të dhjetorit, pikërish në kohën e skandaleve të mëdha për qeverinë e tij.

Saimir Tahiri u kap nga përgjimet e italianëve, po kështu Dako ka gjasa të jetë kapur nga përgjimet e EULEX në Kosovë. Për të parin kanë nisur hetimet, ndërsa i dyti edhe pse jo zyrtarisht nën akuzë, është pjesë e një dosjeje që po hetohet nga Krimet e Rënda.