ANKARA (AA) - Në aksionet e ushtrisë turke në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut, gjatë shtatë ditëve të fundit, janë neutralizuar 108 terroristë.
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njofton se 108 terroristët në fjalë janë neutralizuar në periudhën nga 31 marsi deri më 6 prill.
Në operacionet e ushtrisë është sekuestruar edhe një numër i madh i armëve dhe municioneve, si dhe janë shkatërruar edhe 56 pozicione të cilat terroristët i kishin përdorur si strehë dhe depo.
Gjatë aksionit, thuhet më tej në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, ranë dëshmorë dhjetë ushtarë, ndërsa 29 të tjerë u plagosën.
Ushtria turke ka informuar edhe për bilancin e operacionit "Dega e Ullirit" që po zbatohet në rajonin e Afrinit të Sirisë, ku janë neutralizuar gjithsej 3.991 terroristë.
Ndërkohë, vazhdon operacioni "Dega e Ullirit" i nisur nga Turqia më 20 janar për krijimin e sigurisë dhe të stabilitet përgjatë kufijve turq dhe të rajonit, neutralizimin e terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it nga Afrini si dhe mbrojtjen e popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.
Operacioni "Dega e Ullirit" në Afrin nisi më 20 janar në përputhje me të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Më 18 mars Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) çliruan Afrinin nga terroristët.