Ai ishte për shërim në këtë shtet, pasi që kishte disa probleme shëndetësore.
Mustafa është kthyer mbrëmë nga Gjermania ndërsa sot një zyrtare e këtij subjekti e ka uruar atë në Facebook.
Zyrtarja e LDK-së Besa Zogaj e cila ka qenë edhe zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në kohën kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa ka postuar në Facebook një fotografi në të cilën shihet bashkë me Mustafën.
“Mirë se na u ktheve kryetar”, ka shkruar Zogaj.