Në konkursin e shpallur nga fondacioni Ana dhe Vlade Divac projekti cili ka për qëllim mbështetjen e banorëve të bashkësive lokale të prekur nga kriza e emigrantëve, në mesin e organizatave nga komuna e Preshevës, projektet e të cilave janë mbështetur është dhe organizata jo qeveritare "Kërko të Drejtën Tënde".
Qëllimi i këtij projekti është që në bashkëpunim me aktivistët e organizatës dhe të rinjtë e komunës së Preshevës të rregullohet ambienti i jashtëm i shkollave të mesme, kështu u deklarua kryetari i kësaj organizate Abdurrahman Bajrami.
Projekti konkretisht ka të bëjë me rregullimin e fushës së sportit, riparimin dhe lyerjen e ulëseve, mbjelljen e fidaneve, dhe rregullimin e tabelave të basketit.
Fondacioni Ana dhe Vlade Divac do të financojë realizimin e 6 projekteve gjithësej, projekte të cilat do të implementohen brenda territorit të komunës së Preshevës.