Gjuriq i reagon Thaçit: Po bën thirrje për luftë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar lidhur me deklaratat e Presidentit të Kosovës...

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar lidhur me deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili në manifestimin për nder të 19 vjetorit të Betejës së Koshares deklaroi se kërcënimeve të Serbisë, Kosova do ju përgjigjet ashtu siç i është përgjigjur 19 vjet më parë.

Një deklaratë e tillë e cila është keqinterpretuar sot nga mediat, nga të cilat presidenti Thaçi citohet të ketë thënë se “Kosova do t’i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë ashtu si 19 vjet më parë, me pushkë” , ka ngjallur reagime në Serbi.

“Thaçi po kërcënon me armë dhe po thërret për luftë, urrejtje dhe konflikte, ai madje as nuk po e fsheh më faktin që qëllimi i tij kryesor politik është realizimi i Shqipërisë së Madhe” deklaroi Gjuriq duke ju përgjigjur këtyre deklaratave.