E rëndë/ 13 vjeçarja tenton vetëvrasjen, shkak divorci i prindërve

Një vajzë 13-­vjeçare ka tentuar të vetëvritet mbrëmjen e së shtunës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në ambientet e Qendrës Spitalore...

Një vajzë 13-­vjeçare ka tentuar të vetëvritet mbrëmjen e së shtunës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë. Shkak yshohet të ketë qenë divorci i prindërve të saj.

Duke mos e përballuar dot ndarjen e prindërve, vajza e mitur është ndjerë keq dhe ka pirë një sasi medikamentesh “Paracetamol”. Burime nga Policia e Tiranës thanë se bëhet fjalë për 2 pako, pra 20 kokrra.

Vajza me inicialet E.H. ka qëndruar e ulur për disa minuta te shkallët e pallatit ku banon. Më pas, duke qëndruar aty, ajo ka nxjerrë nga xhepi një brisk që mbante me vete dhe ka prerë parakrahun e majtë duke humbur gjak. Por fatmirësisht, brenda pak sekondash, një banor i pallatit ka kaluar rastësisht dhe e ka gjetur vajzën në gjendje të rëndë duke lajmëruar fillimisht familjarët e saj. Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Pediatrisë, ku po mbahet në observim dhe duket se gjendja e saj është më e stabilizuar.

Policia tha se ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje prindërit e vajzës. Ata kanë konfirmuar se janë në proces divorci dhe vajza herë pas here u është lutur që të mos ndaheshin. Sipas burimeve, nisur nga deklarimet e tyre, ky dyshohet të ketë qenë shkaku i tentativës së vetëvrasjes së vajzës 13­ vjeçare. “Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim”, tha dje Policia.