''UBT'' 20% zbritje për studentët nga Lugina e Preshevës

Mbi 15 profesor nga Presheva dhe Bujanoci janë të punësuar në të gjithë Fakultetet e ''UBT'' -së...

Në intervistën e zhvilluar për Rtv Aldi z.Ferid Selimi dekan në ''Fakultetin Media dhe Komunikim'' në kuadër të ''Universitetit për Biznes dhe Teknologji'' (UBT) na njoftoi më shumë rrethë drejtimeve të fakultetit, kushteve të pranimit dhe tarifave të regjistrimit.

Z.Selimi na tregoi për degët e fakulteteve dhe për drejtimet të cilat janë më të spikatura për studentët e rinjë ku me këtë rast ''UBT'' numëron 15 fakultete të akredituara me 25 programe studimi dhe 75 specializime, ndërsa risi në këtë fakultet janë dy drejtimet si drejtimi i Stomatologjisë dhe drejtimi i Farmacisë, UBT ofron zbritje për të gjithë studentët nga Lugina me 20% në të gjitha drejtimet.