Virusi polio mund të ndikojë në paralizim dhe ka kapacitet vdekjeprurës, derisa Pakistani është një prej vendeve të fundit në botë, në të cilin gjendet një virus i tillë.
Afro 260,000 vullnetarë dhe punëtorë janë mbledhur në gjithë Pakistanin, në përpjekje për të vaksinuar secilin fëmijë prej moshës 5 vjeçare e tutje.
Koordinatori nacional për këtë vaksinim, Mohammad Safdar ka njoftuar se fushata do të zgjasë 1 javë.
Ai ka thënë se autoritetet shpresojnë që një fushatë e tillë të nisë edhe në rajonet fisnore të Pakistanit.
“Jemi shumë afër për ta zhdukur këtë sëmundje”, ka thënë Safdar për Reuters, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me vullnetarët.
Pakistani është një nga tri shtetet e vetme në botë, duke përfshirë Afgaanistanin dhe Nigerinë që përballet me këtë virus endemik që prek fëmijët e vegjël.
Ky shtet nuk duhet të ketë asnjë rast të paraqitur për tri vite rradhazi në mënyrë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të konsiderojë se Pakistani ka zhdukur virusin nga territori i tij.