Fillon edicioni i 7-të i konkursit ndërkombëtar të fotografisë /Pre Foto/ në Preshevë

Në këtë konkurs do të ekspozohen 70 fotografi nga 31 shtete...

Konkursi i fotografisë "Pre Foto" i cili për herë të parë ka filluar në vitin 2011, rikthehet  përsëri këtë vitë në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashinca" më datë 25 Nëntor, me fillim prej orës 19:00. Drejtori i ekspozitës "Pre Foto" Edon Agushi ka bërë të ditur që komisioni i konkursit është i përbërë nga përfaqësues të  vendeve të ndryshme siç janë Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Në këtë konkurs kanë aplikuar mbi 53 shtete me rreth 926 fotografi, më pas është bërë përzgjedhja e tyre nga ana e komisionit  ku përfundimisht do të ekspozohen 70 fotografi nga 31 shtete.

Tema e fotografisë është e lirë në mënyrë që të  mos kufizohet imagjinata e artistëve dhe që publiku të ketë mundësinë të përballet me një diversitet të madh të veprave artistike.

Mysafirët pjesëmarrës në  konkurs do të jenë nga vendet e ndryshme sic janë Turqia, Belgjika, Rumania si dhe nga trojet shqipëtare sic janë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Konkursi "Pre Foto" do të vazhdojë traditën e tij edhe për shumë vite me radhë, kjo gjë jo vetëm që kërkohet nga organizatorët e këtij konkursi dhe artistët por edhe nga vetë publiku i cili çdo vitë mbështet këtë aktivitet duke mos munguar për 6 vite me radhë.