SHMT ''Presheva'' dhe ''ZPR'' realizojnë fushatën: ''Si ndikon stili i jetesës në shëndetin tuaj''

Aktiviteti ''Si ndikon stili i jetesës në shëndetin tuaj'' konsistonte në shpërndarjen e fletëpalosjeve...

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike "Presheva" në Preshevë respektivisht drejtimi i Mjekësisë në bashkëpunim me "Zyrën Për të Rinjë" kanë ndërmarrur një iniciativë për ndërgjegjësimin e popullatës në lidhje me stilin e jetesës dhe ndikimin e saj në shëndet.

Të rinjtë kanë përgatitur fletëpalosje me përmbajtje ''Si ndikon stili i jetesës në shëndetin tuaj" dhe i kanë shpërndarë këto të fundit tek nxënësit e shkollave të mesme të Preshevës.

Altin Boriçi koordinator i "Zyrës Për të Rinjë" tha që mirëpret aktivitete të tilla, si dhe në pronocimin e dhënë për Rtv Aldi ai tha se pikërisht synimi i "Zyrës Për të Rinjë" është që t'i aktivizoj sa më shumë të rinjtë dhe se mbështetja e "Zyrës Për të Rinjë" nuk do të mungojë asnjëher.

Nxënëse të drejtimit të Mjekësisë nga Shkolla e Mesme e Teknikës "Presheva" njëherit dhe organizatore të këtij aktiviteti mendojnë se aktivitete të tilla rrisin vetëdijësimin e bashkëmoshatarëve të tyre por edhe të atyre që janë më të shtyer në moshë.

Aktiviteti ''Si ndikon stili i jetesës në shëndetin tuaj'' konsistonte në shpërndarjen e fletëpalosjeve në oborrin e dy shkollave të mesme ku ky aktivitet do të vazhdojë edhe ditën e nesërme nëpër qytet.