Jemi në stinën e pranverës dhe kemi ngritje të temperaturave ku me këtë rast në vendin tonë kanë filluar të mbjellurat pranverore.
Ne si ekip i Rtv Aldi-t vizituam fushat e qytetit të Preshevës të shoqëruar nga Qenan Daliu mr.i Bujqësisë në Preshevë, z.Daliu na shpjegoi në detaje se kur është koha më optimale për të mbjellurat pranverore, sipas tij mbjellja e misrit nuk është tani sepse toka duhet të jetë 8 deri 10 gradë, ndërsa momentalisht toka është 5 deri 6 gradë prandaj duhet të pritet edhe disa ditë.
Sipas z.Daliu në vendin tonë e mbjellur është vetëm 20% e sipërfaqes së tokës sepse bujqit tanë nuk kanë mundësi të konsultohen dhe të marrin këshilla. Një arsye tjetër është dhe ajo që nuk kanë mundësi ku t’i plasojnë prodhimet e tyre.
Apeli i ekspertit të bujqësisë është që të marrin këshilla, të konsultohen me ekspert dhe organizata të ndryshme se si duhet të merremi me bujqësi.