Nëse ndihmoni gruan tuaj në punët e shtëpisë, do të shpëtoni martesën nga divorci

Revolucioni gjinor ka ardhur, dhe tashmë mund të matet edhe në punët e shtëpisë.

Revolucioni gjinor ka ardhur, dhe tashmë mund të matet edhe në punët e shtëpisë. Sipas një studimi të fundit, çiftet që ndajnë punët e shtëpisë, kanë marrëdhënie seksuale më të shpeshta dhe përjetojnë më shumë kënaqësi, se ata që nuk ndihmojnë njëri-tjetrin në punët e shtëpisë

Harroni fundjavat romantike në dritën e qirinjëve, pasi tani do të qëndroni vetëm tek lavamani duke larë enët së bashku. Studiuesit kanë arritur në përfundimin, se çiftet që ndajnë punët e shtëpisë, kanë një marrëdhënie më jetëgjatë, dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Nëse burrat nuk janë shumë të zotë me punët e shtëpisë, atëherë mund të bëjnë shumë mirë pazarin.

Gratë lumturohen kur shikojnë se partneri i tyre po i ndihmon. Ndërsa burrat nga ana tjetër ndihen të dobishëm, dhe ndjejnë kënaqësi që po e ndihmojnë gruan. Pra, ju e dini se çfarë duhet të bëni sonte? Të ndihmoni gruan në punët e shtëpisë…