7 vjeçari 50 km me biçikletë nga Ulqini në Shkodër

Për të katërtin vit me radhë Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini organizoi aktivitetin sportivo – rekreativ ”Me biçikletë në Shkodër”.

Për të katërtin vit me radhë Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini organizoi aktivitetin sportivo – rekreativ ”Me biçikletë në Shkodër”.

Nën pjesëmarrjen e një numri relativisht të madh për ture të tilla të vështirësisë së lartë, rreth 30 veta, ra në sy pjesëmarrja e vogëlushit 7 vjeçar Omar Lika. Omari nën praninë e babait të tij gjatë gjithë rrugës arriti me sukses ta përballojë rrugën prej 50 km nga Krytha deri në Shkodër dhe Shirokë dhe anasjelltas, shkruan ulqinionline. Omari kësaj radhe ishte fituesi i vërtetë i këtij turi rekretativo sportiv.