ISIS kërcënon Putinin me sulm në Kupën e Botës: Do të paguash çmimin për vrasjen e muslimanëve

ISIS ka kërcënuar presidentin rus Vladimir Putin, se do "të paguajë çmimin për vrasjen e muslimanëve", në shpalljen e fundit të grupit terrorist...

ISIS ka kërcënuar presidentin rus Vladimir Putin, se do "të paguajë çmimin për vrasjen e muslimanëve", në shpalljen e fundit të grupit terrorist që synonte të sulmonte Rusinë gjatë Kupës së Botës që mbahet atje këtë vit.

Posteri i dalur tregon një xhihadist që del nga një shpërthim dhe mban në dorë një AK-47 në një arenë futbolli. Presidenti Putin mund të shihet në të majtë të imazhit me një objektiv të zi dhe portokalli me një shenjë të drejtuar nga ai.

Ngjitur me posterin është shkruar: Rusia 2018. Putin, ti mosbesimtar. Ju do të paguani çmimin për vrasjen e muslimanëve.

Kërcënimi ka të ngjarë të lidhet me mbështetjen e Putinit për presidentin sirian Bashar Al-Assad, në luftën e qeverisë së tij kundër ISIS-it – një betejë e cila gjithashtu luftoi kundër forcave kurde të mbështetura nga SHBA-të dhe fraksionet tjera rebele në Siri.

Posteri u kap nga grupet e monitorimit të terrorit në Twitter, pasi ajo kap në mesazhet e shkëmbyera në “telegram”.

Posteri është në vazhdën e kërcënimeve të ISIS-it për sulm gjatë botërorit të këtij viti në Rusi. Një poster tjetër muajin e kaluar u shfaq kur një terrorist mbante Lionel Messin.

Mijëra njerëz pritet të shkojnë në Rusi për botërorin e këtij viti dhe koncentrimi më i madh i tyre do të jetë në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë që ishte gjithashtu skena e një sulmi të tmerrshëm të ISIS-it, kur një bombë çantë shpërtheu duke vrarë 14 vetë