Fondi Humanitar i Kosovës Lindore vazhdon t’i vijë në ndihmë qytetarëve të Luginës së Preshevës

Skender Memishi zv.kryetar i Fondit Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc...

Skender Memishi zv.kryetar I Fondit Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc I cili ndodhet momentalisht në komunë të Preshevës ka dhënë një intervistë për Rtv Aldi.

Gjatë kësaj interviste z.Memishi na tregoi në lidhje me zhvillimin e punës në Fond, mbledhjen që është mbajtur dhe aktivitetet që planifikon për këtë vit.

Siç e dimë aktivitetet e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore nuk kanë munguar asnjëher e njëri prej tyre është edhe aktiviteti që ka filluar në vitin 2015 I cili ka të bëjë me ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, motoja e këtij projekti ishte ''Të ndërtojmë, Të parandalojmë dhe Të Shpëtojmë'' ku deri tani ka përfunduar ndërtimi i më shumë se gjysmës së tyre dhe në vazhdimësi do të përfundojë  edhe ndërtimi I pjesës së mbetur, kështu u shpreh zv.kryetari i fondit z.Skender Memishi.

Këto nuk janë projektet e vetme të Fondit Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ku ky fond është në kontakt me një spital në Zvicërr që do të riparohet dhe shtretërit që janë në atë spital nëse përfitohen nga Fondi Humanitarë do të shpërndahen në të gjitha shërbimet shëndetësore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.