Kotzias në Beograd: Zyra që po hap Prishtina në Athinë, nuk është përfaqësi diplomatike

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ka siguruar autoritetet e Beogradit se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin për pavarësinë Kosovs

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ka siguruar autoritetet e Beogradit se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës

Kotzias, po ashtu, i ka njoftuar zyrtarët serbë se në kryeqytetin grek do të hapet një zyrë tregtare, por i ka siguruar ata se ajo zyrë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike e Kosovës. Ai madje ka shpjeguar se marrëveshja për hapjen e një zyre të tillë ka ekzistuar që nga koha kur në Greqi kanë qenë në pushtet PASOK dhe Demokracia e Re.

“Kur do të hapet, e kjo do të ndodhë në një moment të caktuar, ajo zyrë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike e Kosovës. Konsullata është përfaqësi diplomatike, e diçka e tillë as nuk është dakorduar e as paraparë”, ka thënë ai.

Daçiq, po ashtu, ka thënë se ideja për hapjen e një zyre të tillë ka ekzistuar më herët dhe se nuk bëhet fjalë për ndryshim qëndrimi të Greqisë karshi pavarësisë së Kosovës.