Këngëtari nga Komuna e Preshevës Gjergj Presheva ka ardhur me projekt të ri muzikor, këngë kjo e lansuar më 10 prill dhe e pritur mjaftë mirë nga publiku shqipëtar.
Ky është dhe projekti I tretë muzikor që hyn në repertorin e këngëtarit preshevar I cili tashmë po arrin famë si në trevat shqiptare poashtu edhe jasht.
“Zemër ti nuk ke’’ është një baladë dhe sipas Gjergjit është edhe kënga më e mirë që e ka realizuar deri më tani dhe poashtu pret që nëpërmjet kësaj kënge të korrë suksese të mëdha në të ardhmen.
Ky nuk është projekti I fundit muzikor për këngëtarin nga Presheva pasi që projekte të reja do të vinë përsëri në të ardhmen dhe tre këngët e lansuara shënojnë vetëm fillimin e një karriere të suksesshme.