Avioni ushtarak Super "Galeb" G4 e Ushtrisë së Serbisë me dy pilotët është rrëzuar, në periferi të komunës Kovačic.
Sipas informatave të para dhe jozyrtare, piloti dhe bashkë-piloti dhe janë rrëzuar, njëri ka humbur jetën dhe tjetri është në gjendje të rëndë.
Avioni është përplasur në fushë në fshatin Idvor pranë Kovačic, banorët-dëshmitarë pohojnë se në një moment është dëgjuar edhe ndalja e punës së motorit.
Sipas informacioneve piloti i vdekur dhe ai i lënduar, i përkisnin skuadrës së Forcave Ajrore 252, të stacionuara në aeroportin në Batajnicë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar helikopterë të ushtrisë së Serbisë për të ndihmuar në gjetjen dhe ofrimin e ndihmës për pilotët.
Për fat të keq, një pilot vdiq dhe tjetri u plagos ku së pari me nxitim është transportuar në spital në Pançev, dhe më pas me helikopter në VMA.
Nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë është konfirmuar se ka ndodhur një aksident, por deri në këtë moment po mblidhen të gjitha informatat e nevojshme dhe se më shumë nuk mund të tregojnë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar deklaratën zyrtare.