Shqipëri, momenti kur u hodh miell në drejtim të Edi Ramës /VIDEO

Opozita mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e saj, duke kërkuar përjashtimin më parë të kryeministrit Edi Rama.

Vetëm disa minuta pasi nisi seanca, deputeti Flamur Noka hodhi miell në drejtim të kryeministrit, Edi Rama.

Mielli përveq kryeministrit, kapi edhe Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin.