Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka vizituar kompaninë Simpo nga Vranja në Panairin Ndërkombëtar të Ekonomisë në Mostar

Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandër Vuçiq vizitoi hapësirën e ekspozitës së Simpo-s nën shoqërinë e Presidentit të Republikës Serbe...

Panairi 21-të Ndërkombëtar i Ekonomisë në Mostar është hapur të martën dhe Serbia merr pjesë në të si një vend partner nën sloganin "E ardhmja na lidh". Pothuajse 70 kompani nga Serbia janë prezentuar brenda pavilonit kombëtar në rreth 900 metra katrorë të hapësirës së ekspozitës.

Midis tyre është dhe kompania Simpo, e cila ekskluzivisht paraqiti disa modele të reja nga programi i pasur i prodhimit. Konsumatorët në Bosnjë dhe Hercegovinë janë të njohur me gamën e shkëlqyer të Simpo-s nëpërmjet një rrjeti prej 11 dyqaneve të vendosura në të gjitha qytetet e mëdha dhe pjesëmarrja në panair ka sjellë mundësi të reja për lidhjen e marrëveshjeve në fushën e shitjeve dhe të mobilimit.

Pas hapjes zyrtare të Panairit të Ekonomisë, Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandër Vuçiq vizitoi hapësirën e ekspozitës së Simpo-s nën shoqërinë e Presidentit të Republikës Serbe  Milorad Dodik dhe anëtarit të presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çoviç. Presidenti Vuçiq dhe mysafirët në këtë stendë u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm Sladjan Disiq dhe bashkëpunëtorët. Në një bisedë të shkurtër, ata shkëmbyen përshtypjet rreth panairit dhe aranzhimeve të biznesit të Simpo-s. Vizitorët donin gjithashtu të provonin komoditetin e një prej garniturave të reja të Simpo-s dhe të bënin një pushim të shkurtër duke biseduar përpara se të vazhdonin vizitën në panair.

Panairi Ndërkombëtar i Ekonomisë në Mostar do të zgjasë deri më 14 prill të njëjtën ditë Simpo do të hapë një dyqan të ri, të dytë në radhë në Sarajevë në 600 metra katror të hapësirës së ekspozitës.