"Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit" sot përfundoi projektin dy mujor ''Bukë dhe Shpresë'' ky projekt u realizua me ndihmën e bashkatdhetares nga fshati Tërnav Rufije Sherifi e cila jeton në diasporë.
Rufije Sherifi me banim në diaspor sot i erdhi në ndihmë gjashtë familjeve në nevojë në komunë të Preshevës.
Siç u deklarua dhe vetë Rufije Sherifi e cila ka mbështetur këtë projekt dhe ka ftuar qytetarët që t'i bashkohen kësaj nisme, pushimet e kaluara në vendlindje gjithmonë kanë qenë mësim dhe e kanë shtyer që në të ardhmen të kontribuoj edhe më shumë. Ndihma që i ofrojmë është një ndihmë e vogël me gjërat më elementare dhe pse ndoshta ndihma më e madhe që i duhet është një shtëpi.
Administratori i shoqatës "Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit" z.Muhamed Kurtishi në intervistën që zhvilluam tha se QSA-ja vazhdimisht i vjen në ndihmë 35 familjeve skamnore çdo dy muaj këtu në komunë të Preshevës, ku edhe bashkatdhetarja nga diaspora Rufije Sherifi i'u bashkangjitë projektit tonë për të përmbyllur dy mujorin e dytë të këtij viti.
Synimi i "Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit" nuk është vetëm që të përkujdeset për këto 35 familje mirëpo synimi është që gradualisht të rritë këtë numër dhe t'i ofrojë ndihmë të gjitha familjeve në nevojë.