Marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve, presidenti serb thotë se duhet ta përkrahin të gjitha shtetet e mëdha.
“Për zgjidhjen me Kosovën duhet të pajtohen Gjermania, Franca, BE-ja, Amerika, Turqia e Rusia”, tha presidenti serb.
Tutje Vuçiq citoi t’i ketë thënë kancelares gjermane se është i gatshëm për kompromis në lidhje me çështjen e Kosovës.
“Jemi gati për një kompromis. I thashë edhe Merkelit, dhe për këtë duhet të jenë të gatshme dy palët”, tha Vuçiq.
I pyetur nga një gazetar se sa është çmimi që duhet ta paguajë Serbia për Kosovën, Vuçiq tha se “nuk e di çfarë do të thotë kjo”.
“Stabiliteti nuk ka asnjë çmim, dhe konflikti i armatosur do të na kthente 100 vjet prapa”, tha presidenti serb.
Vuçiq foli me kancelaren gjermane edhe për Asociacionin, duke i kërkuar që marrëveshja të zbatohet sipas asaj që është arritur në Bruksel.