Në një hapësirë prej 75.000 katrorë, kompania më e madhe ndërtimore në vend "Saba Bellça" sjell dhe projektin më të madh që është realizuar ndonjëher në komunë të Preshevës.
Projekti "Wes lime" përfshin ndërtimin e 5 fabrikave me 6 linja të prodhimit, pelet nga linja"Shape Coke", fabrika për prodhimin e gëlqerës, fabrika për prodhimin e gëlqerës së hidratizuar dhe fabrika për prodhimin e llaçnave të bardhë dhe të zi, fasad dhe mallter të gatshëm.
Bashk me drejtorin e kompanisë "Saba Bellça" Driton Hetemi ne vizituam hapësirën në të cilën tashmë ka filluar ndërtimi i objekteve për fabrikat dhe që ndodhet në zonën industriale.
Z.Hetemi na tregoi në mënyrë të hollësishme për planin e projektit, ecurinë e zhvillimit të punimeve deri më tani si dhe kur planifikohet të përfundojë i gjithë projekti në tërësi.
Realizimi i projektit "Wes lime" parashikohet të përfundojë në shtator të këtij viti si dhe prodhimi në fabrika do të fillojë menjëher pas kësaj me një numër prej 150 punëtorësh.