• E mërkurë / Feb-26 03:07
  • Kontakt

''Diversiteti fetar dhe ndikimet e huaja ndër shqiptare'' (Video)

Ky debat u mbajt në sallën e kuvendit komunal n Preshevë me panelist kryesor, ligjërues Prof. Dr. Nebi Islami.

"Diversiteti fetar dhe ndikimet e huaja ndër shqiptare"  kështu quhet tema e debatit të organizuar dje nga  "Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë''.

Ky debat u mbajt në sallën e kuvendit komunal në Preshevë me panelist kryesor, ligjërues Prof. Dr. Nebi Islami.

Të ftuar në këtë debat ishin shumë profesor intelektual edhe pse ftesa i'u ishte bërë të gjithëve mirëpo interesimi për këtë debat nuk ishte aq imadh.

Debati kaloi në një tolerancë intelektuale edhe pse kishte mendime, qëndrime të ndryshme lidhur me temën e përmendur.

Profesori Nebi Islami ligjëroi para të pranishmëve metodën krahasuese ku  vuri në pah religjionet hyjnore, moniste: judaizmin, krishterimin dhe islamin. Në ligjërimin e tij, ai i bëri një analizë të thukët temës së përmendur, me ç'rast nga shumica e debatuesve pati lëvdata, por gjithësesi pati edhe mendime e qëndrime ndryshe si dhe pyetje shumë domethënëse nga pjesëmarrësit.

Xhemaledin Saliu kryetar i Shoqatës për "Trashigimi dhe Krijimtari Kulturore" për Rtv Aldi tha se ky debat ishte shumë i begatshëm ku u folën për religjionet hyjnore të shenjta, si dhe për ndikimet e huaja ndër shqiptarët.

Në debat pati shumë pyetje  sygjerime, propozime konkrete lidhur me mësimin fetar, me islamin burimor, e shumë gjëra të tjera ku për fund u aprovua që një grup punues në përbërje të: Shkodran Ismailit, Shkëlzen Limanit, Fitim Nuhiut dhe Xhemaledin Salihut të hartojnë disa konkluzione që dolën nga ky  debat.