• E mërkurë / Feb-26 02:35
  • Kontakt

Mogherini për një muaj dy herë në Beograd, këto janë arsyet

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini ka bërë të ditur se është në prag të vizitës së saj në rajon pasi siç ka thënë ajo është "momenti

Mogherini do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë javën e ardhshme për të paraqitur raportet e reja vjetore të Komisionit Evropian mbi ecurinë e këtyre vendeve në procesin e integrimit evropian, transmeton lajmi.net.

Në prag të vizitës, Mogherini tha se “Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë në të ardhmen pjesë e BE-së, një union i fortë, i qëndrueshëm dhe i unifikuar”.

“Ky është një interes i përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët për vendet e rajonit, për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë. Është momenti për ndryshime pozitive si të arrimë progres të pakthyeshëm drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e Mogherinit.

Shefja e diplomacisë evropiane së pari do të vizitojë Tiranën më 17 dhe 18 prill, pastaj Shkupin, ku ajo do shoqërohet nga komisioneri i zgjerimit evropian Johannes Hahn.

Më pas turi i Mogerinit në Ballkan, vazhdon në Tivatin dhe përfundon në Beograd më 19 prill.

Pritet që, përveç raportit vjetor për ecurinë e integrimit evropian, shefja e diplomacisë evropiane me bashkëbiseduesit në Beograd do të diskutojnë edhe për vizitën e ardhshme të Presidentit të Këshillit Evropian,  Donald Tusk,  në lidhje me samitin e majit të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje