• E mërkurë / Feb-26 02:49
  • Kontakt

''QSA''- Sh.H. ''Mërgimtarët'' marrin iniciativë për ndërtimin e shtëpisë për familjen Beqiri nga Buhiçi

"QSA" në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Mërgimtarët” nga Deggendorfi i Gjermanisë ia dhanë lajmin familjes Beqiri ...

Jetojnë në mes skamjes dhe mjerimit, por sfidën më të madhe e kanë se si ta sigurojnë kulmin mbi kokë.

Në këto kushte të rënda jeton familja Beqiri nga fshati Buhiç, Komuna e Preshevës.

Syri i kamerës filmoi nga afër gjendjen brenda kësaj shtëpie, gjendje kjo tejet e mjerueshme, shtëpi e cila nuk i plotëson kushtet më elementare të jetesës.

Ekipi i Televizionit Aldi të shoqëruar me përfaqësuesit e "QSA"-së vizituan këtë familje në Buhiç, ku na deshiroi mirëseardhje zonja e kësaj shtëpie Sanije Beqiri.

Ajo na rrëfente për hallet dhe dertet që ka si zojë e shtëpisë në sigurimin e kafshatës së bukës për fëmijët e saj.

Lotët e saj tregonin vuajtjet që ka përjetuar dhe ende po përjeton, zoja Sanije për ne rrëfeu vështirësitë që i përjeton çdo ditë me vite të tëra.

Mes lotëve tregon se deri më sot nuk e ka vizituar dhe nuk i ka dalur në ndihmë askush për shërimin e djalit të saj të pa lëvizshëm i cili sot më nuk jeton në mesin tonë.

''QSA'' në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Mërgimtarët”  nga Deggendorfi i Gjermanisë ia dhanë lajmin familjes Beqiri se do ti ndërtohet një shtëpi e re, ku rreth kësaj iniciative na flet Ramadan Dalipi Kryetar I "QSA"-së në Preshevë