Piktura e vitit 1911, Othello dhe Desdemona, u vodh nga banesa e Ernest dhe Rose Heller bashkë me dhjetëra vepra të tjera arti dhe stoli.
Sipas asaj që shkruan BBC, Chagall u gjet vitin e kaluar, pasi një pronar i galerisë së Uashingtonit, DC, refuzoi dy herë të blinte pikturën.
Ai i tha shitësit të kontaktojë autoritetet për dëshmi të pronësisë.
Personi, i cili u përpoq ta shiste veprën, e kishte ruajtur atë në papafingo e tij për vite me radhë në një kuti.
Atij iu dha piktura në fund të viteve 1980 nga një burrë tjetër që dyshohet se e kishte vjedhur nga ndërtesa Upper East Side, ku banonin çifti Heller, thanë prokurorët në një gjykatë.
Çifti kishte në pronësi vepra arti nga Renoir, Picasso, Hopper dhe Chagall. Heller ishte një importues stolish i cili vdiq në vitin 1998 dhe gruaja e tij vdiq në 2003.