/E mora në makinë se po binte shi, pranoi vetë të vinte në hotel/, rrëfimi në gjyq i të riut që akuzohet për përdhunimin e 13 vjeçares

Gjykata e Durrësit la sot në masën e sigurisë “arrest me burg” 32 vjeçarin nga Tirana Alfred Tereziu...

Gjykata e Durrësit la sot në masën e sigurisë “arrest me burg” 32 vjeçarin nga Tirana Alfred Tereziu. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 13 vjeç pa dëshirën e saj.

Gjatë seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura 32 vjeçari nëpërmjet avokates ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke deklaruar se të mituren e ka marrë në makinë me dëshirën e saj.

Sipas tij, vajza i kishte kërkuar ta shoqëronte në shkollë se po binte shi më pas kishin shkuar në hotel me dëshirën e saj.

Sakaq, prindërit dhe vetë e mitura pretendojnë se 32 vjeçari e ka marrë me dhunë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.