Zjarri në Uzinën e Përpunimit të Naftës, Ballshi mbulohet nga tymi (Foto)

Që në orët e para të mëngjesit qyteti i Ballshit është mbuluar nga tymi...

Që në orët e para të mëngjesit qyteti i Ballshit është mbuluar nga tymi, pasi ka rënë zjarr në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës, ndërsa u raportua edhe për një punëtor të plagosur.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 07:20 në repartin e “Koksit”, ku digjen mbetjet toksike të naftës.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë 53-vjeçari L.Y, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit që është vënë nën kontroll.

Pamjet tregojnë se si qyteti i Ballshit vazhdon të jetë i mbuluar nga re tymi. Gjithashtu qytetarët ankohen se era e rëndë ndihet në gjithë qytetin.